Ancelotti: Historia tregon se jemi Mbretërit e Championsit

Ancelotti: Historia tregon se jemi Mbretërit e Championsit

Real Madrid përgatitet për ndeshjen e dytë në Champions League ndaj Chelseat. Los Blancos nisen të avantazhuar duke qenë se në Spanjë triumfuan me shifrat 2-0 dhe në Stamford Bridge iu duhet të menaxhojnë avantazhin.

Në konferencën për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se historia e Champions League tregon se Real Madrid është Mbret në këtë kompeticion europian ndërsa shton se në klubin spanjoll i kanë idetë e qarta se çfarë duhet për të arritur te suksesi.

“Në këtë klub i kanë idetë e qarta, edhe pse nuk mund të fitosh gjithnjë ne duhet të shfaqemi konkurrues deri në fund. Mund t’ia dalim, historia tregon se Real Madrid është Mbreti i këtij kompeticioni. Jemi një pjesë e vogël në historinë e Champions League dhe në këtë historinë duam ta përmirësojmë edhe më shumë.

Skuadra është mirë dhe e motivuar. Në 90-minuta mund të ndodhë gjithçka dhe nuk do të jetë e lehtë ndaj Chelseat. 11-tëshja titullare? Kjo organikë më bën që shumë shpesh t’i ndryshojë planet. Nuk kam një 11-tëshe fikse sepse kjo do të ishte mungesë respekti për ata që mund të luajnë më pak, por ia dalin të bëjnë mirë”, u shpreh Ancelotti.

 

MARKETING