Ancelotti flet para ndeshjes me Barcelonën, këto janë fjalët e tij

Ancelotti flet para ndeshjes me Barcelonën, këto janë fjalët e tij

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Realit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili tha se nuk është magjistar që ta di se a do ta fitojë këtë duel apo jo, shkruan Periskopi.

“Për momentin, i kemi dy pikë më pak në kampionat sesa në sezonin e kaluar në të njëjtën periudhë. Por, në atë kohë nuk kishim arritur në gjysmëfinale të Kupës dhe e kishim humbur lojën e parë të së tetës së finales së Championsit. Jemi aty ku e meritojmë dhe tash arrin e bukura, momenti i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende trofe, por nuk jam magjistar”, deklaroi Ancelotti.
“Sa i përket Copa del Rey, në fazat fillestare nuk vendosen në fushë titullarët. Por, kur arrin në këtë pikë… Nuk është garë shumë e rëndësishme derisa nuk arrin në gjysmëfinale. Më pas, ndryshon gjithçka”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

MARKETING