Ambasadori turk, Fatih Ulusoy takohet me kryeministrin, Hristijan Mickoski

Ambasadori turk, Fatih Ulusoy takohet me kryeministrin, Hristijan Mickoski

Ambasadori i Republikës së Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, sot ka realizuar takim me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e bashkëpunimit dhe partneritetit shtrategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes, me theks të veçantë u diskutua sfera e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit mes dy vendeve.

Të dyja palët u dakorduan që lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes të forcohen edhe më tej në të ardhmen.

Gjithashtu, gjatë takimit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e ofruar nga Türkiye për shuarjen e zjarreve në pyjet e Maqedonisë së Veriut.

Në komunikatën e ambasadës turke në vend, thuhet se bashkëpunimi me shtetin aleat dhe mik i NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë edhe më tej si në dialog dypalësh, ashtu edhe në platforma shumëpalëshe.

MARKETING