Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit

Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se nisja e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë është rezultat i një pune të gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

MARKETING

Description of image

Në një deklaratë për IndeksOnline, Qehaja tha se kjo autostradë përbën një nga projektet e rëndësishme për ndërlidhjen dhe mobilitetin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Një ndër caqet kryesore të bashkëpunimit tonë, ai i ndërlidhjes dhe mobilitetit, sot po përurohet. Më konkretisht, pas shumë viteve angazhime, avokime dhe lobime edhe nga ana jonë, sot po e përurojmë fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë”, tha Qehaja.

Sipas tij, autostrada do të lidhet me përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi” në Kosovë, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë të Kosovës me Korridorin 8.

“Autostrada do të lidhet me fundin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ dhe do të lidhë qytetarët e Kosovës me Korridorin 8”, u shpreh ambasadori.

Qehaja theksoi se ky segment rrugor është i rëndësishëm jo vetëm për qarkullimin dhe mobilitetin e qytetarëve, por edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai e konsideroi nisjen e punimeve një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së ndërlidhjes infrastrukturore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

MARKETING