Ambasadori Meidani pret në takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, në ambientet e Ambasadës Shqiptare.
Përmes një postimi, ambasadori Meidani bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat rajonale, situatën ekonomike si dhe rëndësinë e integrimit rajonal dhe evropian si faktorë kyç për stabilitet dhe progres.
Në fokus të bisedës ishte dialogu i orientuar drejt së ardhmes, me theks të veçantë mbi përgjegjësinë politike dhe nevojën për maturi e vizion në kohë sfiduese për rajonin.

