Ambasadori gjerman e dënon vrasjen dhe plagosjen e policëve në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori gjerman e dënon vrasjen dhe plagosjen e policëve në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës si dhe plagosjet që kanë ndodhur të dielën në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.

Rohde shpërndau postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
”Unë bashkohem plotësisht me deklaratën e kolegëve të mi amerikanë. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të KOS-it duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Institucionet e Kosovës vrasjen e kanë cilësuar si sulm të orkestruar nga Serbia.

MARKETING