Aliu: Po punojmë në Ligjin për optimizimin dhe riorganizimin e administratës shtetërore

Aliu: Po punojmë në Ligjin për optimizimin dhe riorganizimin e administratës shtetërore

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se administrata është e çorientuar në aspekt të organizimit të brendshëm.

“Ju keni institucione që s’kanë person në aspekt të kapaciteteve njerëzore janë të pakta, ndërsa keni të tjera që kanë shumë. Pra me optimizmin, ky është edhe një prej Ligjeve në të cilin punojmë, dhe që është në përputhje me kërkesat e BE-së, që të bëhet optimizmi dhe riorganizimi i administratës shtetërore. Me optimizim nënkuptojmë që secili njeri të ketë një përshkrim të punës, cilat janë përgjegjësitë dhe punët që duhet të kryejnë dhe e dyta është optimizmi i numrit të institucioneve. Ju sot keni institucione dy institucione që e bëjnë punën e njejt”, deklaroi Ali.

Ai tha se ka institucione që i bëjnë rezistencë procesit të digjitalizimit.

 /SHENJA/

MARKETING