Aliu: Mjekëve dhe infermierëve të pensionuar do të ju ofrohet mundësia të punojnë deri në moshën 70 vjeçare

Aliu: Mjekëve dhe infermierëve të pensionuar do të ju ofrohet mundësia të punojnë deri në moshën 70 vjeçare

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se janë propozuar ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë mjekëve dhe infermierëve të pensionuar të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 70-vjeçare. Këto ndryshime aktualisht janë në procedurë qeveritare.

Sipas tij, vendi përballet me mungesë të theksuar të kuadrit shëndetësor, si mjekë ashtu edhe infermierë. Për këtë arsye, Ministria synon të shfrytëzojë përvojën dhe kapacitetin profesional të personelit të pensionuar.

Me ndryshimet e propozuara, të gjithë mjekët dhe infermierët që paraqesin kërkesë në institucionet ku ka mungesë të stafit do të kenë mundësi të vazhdojnë punën edhe pas pensionimit. Ata do të marrin njëkohësisht pensionin dhe një pagë shtesë për angazhimin e tyre.

Aliu theksoi se kjo masë pritet të ndihmojë në zbutjen e mungesës së personelit dhe të përmirësojë shërbimet shëndetësore, veçanërisht duke pasur parasysh nevojën për profesionistë me përvojë.

Ai shtoi se, nëse ligji miratohet, brenda një muaji mund të krijohen kushtet që mjekët dhe infermierët të angazhohen sërish deri në moshën 70-vjeçare, aty ku ka nevojë.

MARKETING