Al-Nassr ia del edhe pa golat e Ronaldos, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Al-Nassr ia del edhe pa golat e Ronaldos, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Al-Nassr fiton edhe pa golat e Cristiano Ronaldos. Portugezi ishte në fushë për 87-minuta në sfidën çerekfinale të Kupës së Arabisë ndaj Abha, megjithatë nuk gjeti rrugën e rrjetës ashtu siç bën zakonisht.
Ndërkohë, u ndëshkau me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi, skuadra e luzitanit triumfoi me shifrat 3-1 duke siguruar kalimin për në gjysmëfinalen e Kupës aty ku e pret përballja me Al Wehda.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Al Nassr teksa kaluan në avantazh që në minutën e parë me anë të Al Najei ndërsa në të 21-tën dyfishoi Al Khaibari. Në fraksionin e dytë, goli i minutës së 49-të nga Maran vulosi triumfin e Al Nassr me golin e Adam që shërbeu më pas sa për statistikë.

 

MARKETING