Akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me oligarkë rus, arrestohet ish-shefi i FBI-së

Ish-shefi i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork është arrestuar për pastrim parash.
Një çështje e paraqitur në gjykatën federale në Uashington, pretendon se 55-vjeçari mori 225 mijë dollarë nga një person i cili kishte interesa boznesi në Europë.
“McGonigal e tradhtoi betimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara në këmbim të përfitimit personal dhe në kurriz të sigurisë sonë kombëtare”, tha Ndihmës Drejtori i FBI-së.
Prokurorët federalë në Nju Jork pretendojnë se pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI, McGonigal punoi me oligarkun rus, bashkëpunëtorin e tij dhe një person të tretë, duke përdorur kompani dhe nënshkrime të falsifikuara.
55-vjeçari u emërua agjent i posaçëm në krye të të Kundërzbulimit për Zyrën në Nju Jork në vitin 2016, pasi shërbeu si shef i të Seksionit të Koordinimit të Kundërzbulimit Kibernetik në FBI.
Ai iu bashkua FBI-së në vitin 1996 dhe fillimisht u caktua në zyrën e terrenit të Nju Jorkut, ku ai punoi në kundërzbulimin e huaj rus dhe krimin e organizuar.
Gjatë mandatit të tij në Nju Jork, ai punoi në grupin e hetimit për bombat terroriste të vitit 1998 në ambasadat e SHBA në Tanzani dhe Kenia, njëkohësisht edhe sulmin terrorist të 11 shtator 2001.