Akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me oligarkë rus, arrestohet ish-shefi i FBI-së

Akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me oligarkë rus, arrestohet ish-shefi i FBI-së

Ish-shefi i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork është arrestuar për pastrim parash.

Prokurorët akuzuan Charles McGonigal se ka shkelur sanksionet kundër Rusisë, teksa punonte me një oligark rus, dhe mori qindra mijëra dollarë nga një ish-zyrtar i inteligjencës së huaj.

Një çështje e paraqitur në gjykatën federale në Uashington, pretendon se 55-vjeçari mori 225 mijë dollarë nga një person i cili kishte interesa boznesi në Europë.

“McGonigal e tradhtoi betimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara në këmbim të përfitimit personal dhe në kurriz të sigurisë sonë kombëtare”, tha Ndihmës Drejtori i FBI-së.

Prokurorët federalë në Nju Jork pretendojnë se pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI, McGonigal punoi me oligarkun rus, bashkëpunëtorin e tij dhe një person të tretë, duke përdorur kompani dhe nënshkrime të falsifikuara.

55-vjeçari u emërua agjent i posaçëm në krye të të Kundërzbulimit për Zyrën në Nju Jork në vitin 2016, pasi shërbeu si shef i të Seksionit të Koordinimit të Kundërzbulimit Kibernetik në FBI.

Ai iu bashkua FBI-së në vitin 1996 dhe fillimisht u caktua në zyrën e terrenit të Nju Jorkut, ku ai punoi në kundërzbulimin e huaj rus dhe krimin e organizuar.

Gjatë mandatit të tij në Nju Jork, ai punoi në grupin e hetimit për bombat terroriste të vitit 1998 në ambasadat e SHBA në Tanzani dhe Kenia, njëkohësisht edhe sulmin terrorist të 11 shtator 2001.

 

MARKETING