Aktakuzat ndaj Trump, ish-presidenti i SHBA-së rrezikon deri në 400 vite burg

Aktakuza prej 49 faqesh kundër ish-presidentit Donald Trump, e zbuluar të premten, mund të bëjë që ish-presidenti i SHBA-së mund të përballet me qindra vite burg dhe miliona gjobë.

76-vjeçari është akuzuar nga prokurori Jack Smith për shkelje të shtatë ligjeve të ndryshme federale.

Nëse Trump merr dënimin maksimal për çdo akuzë dhe gjyqtari urdhëron që dënimet të kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme, ai do të dënohej me 400 vjet burg dhe një gjobë prej 9,250,000 dollarë.

Pikat 1-31: Ruajtja e qëllimshme e informacionit të sigurisë  kombëtare

Trump mund të përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh për çdo akuzë për mbajtje të qëllimshme të informacioneve të sigurisë kombëtare.

Sipas ligjit, informacioni nuk duhet të klasifikohet për t’u mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Pika 32: Komplot për të penguar drejtësinë

Trump mund të përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg, dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh për pengim të drejtësisë.

Pika 33 dhe 34: Mbajtja dhe fshehja e një dokumenti ose regjistrimi

Trump mund të përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg, dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh për mbajtjen e një dokumenti.

Pika 35: Fshehja e një dokumenti kur është i hapur një hetim federal

Trump mund të përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg, dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh për fshehjen e një dokumenti në një akuzë hetimi federal.

Pika 36: Skema e fshehjes

Trump mund të përballet me një dënim maksimal prej 5 vjet burg, dhe një gjobë prej 250,000 dollarë.

 

MARKETING