Aksion i policisë për dyshime për keqpërdorime në Lotarinë e Maqedonisë
Përpos aksionit policor kundër grupeve kriminale të Duqanxhikut dhe Gërçecit, MPB mëngjesin e sotëm ka kryer aksion policor edhe për parregullësi në Lotarinë e Maqedonisë.
Sipas informacioneve është realizuar bastisje në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit A.G. . Po ashtu burimet thonë se, është bastisur edhe shtëpia e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, P.B., i cili dyshohet se është në Kosovë që para disa muajve. Sipas informacioneve të para, gjatë bastisjes janë konfiskuar rreth 50.000 franga.
Në orë. 15:00 ministri Toshkovski ka thirrur konferencë për media ku pritet të jepen gjitha detajet.