Aksidenti në Bërnjarcë, lëndohen 13 persona

Aksidenti në Bërnjarcë, lëndohen 13 persona

Dy ditë më parë, në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë makina “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, makina “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe makina “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nigishtani i Shkupit.
Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura tjera në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë.
Në aksident me lëndime kanë përfunduar shoferi I.B dhe bashkëudhëtarët nga makina e tij L.B (25), S.B (62) dhe Z.B (37) të gjithë nga Straçinca. Lëndime të lehta kanë shoferët A.M dhe tetë bashkudhëtarët nga të tre makinat, të konstatuar në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza” dhe Spitali i Qytetit.

MARKETING