Ahmeti: Tetova foli fuqishëm, BDI-ja është gati për fitoret e ardhshme

Ahmeti: Tetova foli fuqishëm, BDI-ja është gati për fitoret e ardhshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi organizimin, unitetin dhe gatishmërinë e partisë për sfidat e ardhshme politike.

Përmes një reagimi publik, Ahmeti tha se me konstituimin e organeve të degës, BDI-ja konfirmoi edhe njëherë pozicionin e saj si forcë e organizuar dhe e konsoliduar politike në vend.

“Sonte, Tetova foli fuqishëm. Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se BDI mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend”, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se uniteti brenda partisë mbetet i pathyeshëm, ndërsa vizioni dhe rruga politike e BDI-së, sipas tij, janë të qarta.

Ahmeti vlerësoi gjithashtu angazhimin e brezave të vjetër dhe të rinj brenda partisë, duke theksuar se bashkimi i tyre është garanci për sukseset e ardhshme.

“Pashë energjinë e brezave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe vendosmërinë e të rinjve që sot marrin përgjegjësi për ta çuar përpara misionin tonë politik e kombëtar”, deklaroi Ahmeti.

Në fund, ai tha se Tetova dhe BDI-ja janë të gatshme për sfidat dhe fitoret e ardhshme politike.

MARKETING