Agon Elezi: Me patjetër duhet ti fitojmë të dyja ndeshjet

Agon Elezi: Me patjetër duhet ti fitojmë të dyja ndeshjet

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, kur në dy ndeshjet e para të këtij muaji do të përballet me Ishujt Faroe dhe Armeninë. Mesfushori shqiptar, Agon Elezi ka folur për pritjet nga ekipi i Maqedonisë së Veriut për këto dy sfida, duke thënë se ekipi përfaqësues i vendit ka qëllim vendin e parë dhe të dyja ndeshjet duhet me patjetër të fitohen.

“Jemi gjatë kohë bashk dhe kemi punuar gjatë gjithë kohës për këto dy ndeshje në fillimin e Ligës së Kombeve. Djemt janë me shumë vetëbesim dhe jemi të gjithë me të njejtin mendim që duhet ti fitojmë këto dy ndeshje me patjetër. Kur luan ekipin përfaqësues, duhet secila ndeshje të fitohet, por këto sfida janë më të veçanta dhe ne besojmë në veten tonë dhe jemi shumë të gatshëm për të fituar në ndeshjen e parë, pastaj takimi i dytë është në planë të dytë, pasi për momentin mendojmë vetëm për Ishujt Faroe”.

Maqedonia ndeshjen e parë e luan me Ishujt Faroe në transfertë me 7 shtator, teksa tri ditë më vonë do të pret Armeninë në Shkup.

MARKETING