Real Madrid “parakalon” Barcelonën dhe është më afër “Messit të ri”

Real Madrid “parakalon” Barcelonën dhe është më afër “Messit të ri”

Barcelona dhe Real Madridi po përballen kokë më kokë për JJ Gabriel, sulmuesin 16-vjeçar që ka vendosur të largohet nga Manchester United. I mbiquajtur “Mesi i vogël” për shkak të talentit dhe aftësive individuale, Gabriel po tërheq vëmendjen e dy gjigantëve spanjollë. Sipas BBC-së, Gabriel ndodhet në Spanjë dhe po stërvitet me një trajner privat fitnesi, ndërkohë që e ardhmja e tij në futboll po vendoset diku tjetër. Çështjet burokratike dhe dokumentacioni përbëjnë pengesën më të madhe. Lojtari po shqyrton mundësinë e marrjes së një pasaporte evropiane, gjë që do ta lehtësonte kalimin te një klub i Bashkimit Evropian. Aktualisht, klubi më afër tij është Real Madrid, që po punon për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt. Ndërkohë, Manchester United mund të përfitojë një kompensim për formimin e lojtarit prej vetëm rreth 350 mijë paundësh, nëse Gabrieli i bashkohet një klubi jashtë Anglisë dhe në këtë rast Real Madridit.

MARKETING