Afrim Gashi reagon pas sulmit terrorist në Ankara: Solidarizohemi me popullin turk

Afrim Gashi reagon pas sulmit terrorist në Ankara: Solidarizohemi me popullin turk

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në Ankara të Turqisë.
Gashi shkruan se këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por paraqesin një kërcënim për mbarë njerëzimin.
“Jam vërtet i shqetësuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në Ankara. Këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por edhe një kërcënim për mbarë njerëzimin. Ne solidarizohemi me miqtë tanë nga Turqia në këto çaste të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Gashi.
Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve në sulmin terrorist ka shkuar në pesë, ndërsa 22 persona janë të lënduar.

MARKETING