Abdixhiku: Kurti të kërkoj falje që lartësoi kriminelin Ivanoviq dhe ta shkarkoj ambasadori Berishaj

Abdixhiku: Kurti të kërkoj falje që lartësoi kriminelin Ivanoviq dhe ta shkarkoj ambasadori Berishaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në veriun e Kosovës pati për dy muaj radhazi tensione të vazhdueshme, e sulme ndaj policisë.

Ai ka thënë se gjendja në veri as sot nuk është normale.
“Në emër të sovraniteti Kosova s’ka pasur kurrë më pak sovranitet e ligjshmëri që ka sot. Ka tre muaj që s’kemi Polici të rregullt, e as Prokurorë, gjyqtarë, e as pushtet komunash e as zgjedhje të lira e demokratike për të zgjedhur këtë pushtet lokal. A është ky sovraniteti i një shteti brenda një territori të vetëm?. Përveç se ruan në arrest shtëpiak një të dyshuar për terrorizëm, e arritën të normalizojnë çështjen e barrikadave, e dështuan të mbajnë zgjedhje demokratike në territorin e Kosovës. Gjendja e sotme në veri është dorëzim i interesave të Kosovës para dialogut dhe para Serbisë. Kemi rënë në gracë të tyre dhe qeveria jonë as që është në dijeni”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, ai ka thënë se ata që thonë se njohja e Kosovës nuk është në marrëveshje finale dhe ky është dorëzim.

MARKETING