Abazoviq i bën thirrje Milatoviqit ta anulojë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

Abazoviq i bën thirrje Milatoviqit ta anulojë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka bërë thirrje presidentit të ri Jakov Milatoviq, që ta anulojë vendimin e Milo Gjukanoviqit për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Abazoviqit, Milatoviqi duhet t’i mbledhë gjithë akterët politikë dhe së bashku ta caktojnë datën e zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit, para sezonës”, ka thënë Abazoviq në një intervistë për “TV Prva”. “Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë bashkërisht mund ta caktojnë datën e zgjedhjeve. S’mendoj se është mirë që Gjukanoviq në këtë mënyrë t’i shkarkojë deputetët”.

Gjukanoviq, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi për 11 qershor.

MARKETING