Astrit Iseni: U identifikua dhe u arrestua i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve shqiptarë në Shkup

Astrit Iseni: U identifikua dhe u arrestua i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve shqiptarë në Shkup

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se hetimet për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup kanë sjellë rezultatin e parë. Ai njoftoi se një i mitur është identifikuar dhe arrestuar si i dyshuari i parë, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
“Në kohë rekord, veprimi policor ka dhënë rezultat konkret. Është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale. Bëhet fjalë për një person të mitur, me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko.

Hetimi vazhdon intensivisht për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Kemi prova të mjaftueshme dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç premtova, ky rast nuk do të mbetet pa epilog. Përgjegjësi do të ketë për secilin që ka marrë pjesë në këtë sulm.

Askush nuk është mbi ligjin!”, ka shkruar Astrit Iseni.

MARKETING