Bilall Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Të ruajmë gjuhën, flamurin dhe identitetin kombëtar

Bilall Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Të ruajmë gjuhën, flamurin dhe identitetin kombëtar

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Kasami ka vënë në pah rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date, duke kujtuar sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë dhe ruajtjen e identitetit shqiptar.

“Ka data që nuk shkruhen vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e një kombi. I tillë është 28 Nëntori ynë!”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar se 28 Nëntori nuk është vetëm një ditë për të kujtuar të kaluarën, por edhe një moment reflektimi dhe përgjegjësie për të ardhmen.

“Sot përulemi me respekt para brezave që sakrifikuan për lirinë, ndërsa me krenari e përgjegjësi vazhdojmë rrugën e tyre, për t’u lënë fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur”, thuhet në urimin e tij.

Në fund, Kasami ka përcjellë edhe mesazhin e bashkimit dhe unitetit kombëtar, duke theksuar se shqiptarët mbeten të lidhur përmes gjuhës, historisë, flamurit dhe identitetit të përbashkët, pavarësisht kufijve shtetërorë.

MARKETING