(VIDEO) Kos: Maqedonia e Veriut do të përfitojë 70.9 milionë euro për reformat

(VIDEO) Kos: Maqedonia e Veriut do të përfitojë 70.9 milionë euro për reformat

 

Përshpejtimi I reformave, zbatimi i Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik i rajonit në Bashkimin Europian, ka qenë në focus të samitit të sotëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes të BE-së, i cili u mbajt në Tiranë. Eurokomesarja për Zgjerim, Marta Kos, e cila mori pjesë në këtë takim, tha se, Ballkani Perëndimor është ura lidhëse mes Evropës dhe Turqisë, e më pas mund të kalojë edhe në Azinë Qendrore. Duke folur për planin e rritjes, ajo bëri me dije se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime në reforma dhe do të përfitojnë mbështetje financiale. Ajo tha se Kosova, Serbia dhe Bosnja, duhet të bëjmë më shumë punë për të marrë fonde dhe për të vijuar me planin e rritjes.

Marta Kos, eurokomesare për zgjerim

“Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për BE-në dhe duam ta integrojmë këtë rajon në BE. Ajo që shohim, zgjerimi është në lëvizje, por bashkë me të është që edhe Ballkani Perëndimor është në lëvizje. Mali i Zi është pranë mbylljes së negociatave, Shqipëria mund të arrijë të njëjtën gjë vitin tjetër. Vendet që i përmbushin angazhimet për reforma ecin përpara, ato që nuk i bëjnë, nuk ecin dot. Së shpejti Mali i Zi ka zbatuar 94% të reformave dhe së shpejti do të përfitojë 81 milionë euro, Shqipëria ka zbatuar 81% të reformave dhe do të përfitojë 185.6 milionë euro. Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do të përfitojë 70.9 milionë euro”

Ajo më tej ka shtuar se duan të hapin më shumë pjesë të tregut të përbashkët të BE-së, përfshirë transportin dhe tregtinë, por të forcojnë edhe teknologjinë dhe të hapin institucionet për vendet që janë më të shpejta. Por, kushti i domosdoshëm për të fituar këtë mundësi, theksoi ajo, është përparimi konkret në negociatat e anëtarësimit.

Marta Kos, eurokomesare për zgjerim

“Ne e shohim sot rajonin në një udhëkryq. Ne bëjmë bashkë Ballkanin Perëndimor si grup prej 6 vendesh dhe zgjedhjet politike që do të bëjnë udhëheqësit, do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë më tej. Buxheti i ri, do të ketë instrumente të unifikuara, do të përdoren për secilin prej vendeve tuaja. Ne mund të flasim më shumë për secilin prej jush se çfarë mund të bëjmë më shumë. Do të flasim sipas mekanizmave të ecurisë tuaj. Do të kemi kushte të caktuara, për paratë që do të marrin vendet tuaja nga BE-ja. Ta përfundojmë këtë proces dhe t’u sjellim të gjithëve në BE tani”.

Kos tha se ajo ka folur edhe për qasjen e re të Komisionit Evropian “për ta zgjeruar integrimin gradual që mund ta afrojë çdo vend kandidat drejt BE-së edhe përpara vetë anëtarësimit, por që nuk është zëvendësim i anëtarësimit”./SHENJA/ 

 

MARKETING