(VIDEO) “28 nëntori”, Toshkovski paralajmëron se nuk do të lejojnë prishjen e rendit

(VIDEO) “28 nëntori”, Toshkovski paralajmëron se nuk do të lejojnë prishjen e rendit

Në prag të festës së 28 Nëntorit, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski paralajmëron se nuk do të lejojnë prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe se do të ndërmarrin të gjitha masat për siç tha mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurinë në trafik dhe se policia do të jetë e gatshme për intervenim.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Nuk do të lejojmë ndërprerje të trafikut dhe cenimit të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Do t’u kërkoja të gjithë atyre që duan të festojnë ditën e tyre ta bëjnë këtë në përputhje me të gjitha protokollet e përcaktuara brenda një familjeje normale, një atmosfere të bukur me të dashurit e tyre dhe me ata që mendojnë se duhet të festojnë”.

Disa ditë më parë i riu Ardi Saiti nga Kumanova u denua me 3 muaj burg me kusht për shkak se gjatë festës së vitit të kaluar ai kishte ekspozuar flamurin “Autoctonus”, pas çka pësuan reagime të shumta në opinion sepse mendonin se shpallja e vendimit në prag të 28 Nëntorit, tentonte të jepte edhe një mesazh.

Gjatë festimit të 28 nëntorit të vitit të kaluar, policia e Shkupit sanksionoi 12 shkelje të trafikut. Kurse në Strugë policia bëri kallëzim penal ndaj komunës së Strugës dhe përsonit përgjegjës të komunës sepse krahas flamurit shqiptar nuk kishte qenë i vendosur edhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING