(VIDEO) Nisi debati për kodin penal, dënime më të rënda për korrupsion dhe keqpërdorimin e detyrës

(VIDEO) Nisi debati për kodin penal, dënime më të rënda për korrupsion dhe keqpërdorimin e detyrës

Me një debat publik ekspertësh në Akademinë e Maqedonisë të Shkencave dhe Arteve, Ministria e Drejtësisë sot filloi ciklin e konsultimeve për Kodin e ri Penal, i cili pas pothuajse tre dekadash synon të zëvendësojë kodin ekzistues, i cili ishte sjellur në vitin 1996. Ministri Jeton Shasivari u shpreh se me këtë Kod të ri Penal, parashihen dënime më të rrepta për veprat e korrupsionit dhe të keqpërdorimeve.

Jeton Shasivari, ministër i Drejtësisë

“Në Kodin e ri Penal rregullohen në mënyrë të veçantë keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar, si dhe keqpërdorimet gjatë prokurimeve publike, koncensioneve dhe partneriteteve publiko-private, për të cilat parashikohen denime deri në 15 burgim”.

Lidhur me vjetërsimin e veprave penale, akademiku Vllatko Kambovski deklaroi se për format më të rënda të abuzimit me detyrën, afati është 20 vjet, por po shqyrtohen rekomandimet që afati për mbajtësit e posteve më të larta shtetërore të lidhet me përfundimin e mandatit të tyre, që veprat penale mjedisore të fillojnë të ecin nga dita e zbulimit të dëmit dhe që terrorizmi të përfshihet në rrethin e veprave penale për të cilat ndjekja penale nuk i nënshtrohet afatit të parashkrimit. Në fushën e konfiskimit, ai vlerësoi se sistemi duhet të rrumbullakoset plotësisht.

Vllado Kambovski, akademik

“Një nga risitë që duhet të sqarojmë është konfiskimi i pronës me origjinë të panjohur për të cilën ka baza dyshimi se është fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal të një grupi të organizuar kriminal. Kjo ngre edhe çështjen e verifikimit të origjinës së pronës”.

Kodi i ri Penal është publikuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve. Ndërsa njëkohësisht është dërguar për mendim edhe në Komisionin Evropian.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING