(VIDEO) Shasivari: Askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe

(VIDEO) Shasivari: Askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe

 

Askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj. Kështu iu kundërpërgjigj ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, letrës së kreut të BDI-së Ali Ahmetit, i cili kërkoi të mos cenohet gjuha shqipe e cila është e garantuar me ligj. Ministri njoftoi se raportuesit e Komisionit të Venedikut nesër vijnë në vendin tonë dhe do të takohen me të gjitha palët e tanguara. Ndërsa, shtoi se nuk dëshiron të preudikoj se si do të jetë epilogu i mendimit të tyre.

Jeton Shasivari, ministër i Drejtësisë

“Për herë të parë pas vitit 2001, ka pasur 8 ministra shqiptar të Drejtësisë pas Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit, nuk është zgjidhur. Qasja ime është që kjo çështje të mos mbetet e pazgjidhur edhe në të ardhmen. Nesër dhe pasnesër do të vijnë raportuesit e Komisionit të Venedikut, do të kenë takime me gjithë pjesëmarrësit në këtë proces, përfshirë edhe pesë fakultetet juridike, dekanët e tyre, asociacionet studentore, partitë politike në Kuvend, me ministrin e Drejtësisë, Komisionin për Mbajtjen e provimit të jurisprudencës, Gjykatën Kushtetuese, kryetarin e Odës së Avokatëve”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka drejtuar një letër të hapur dhe të gjatë ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke i kërkuar përgjegjësi politike, institucionale dhe kombëtare. Ai i kërkon ministrit që të heq dorë nga siç u shpreh, çdo përpjekje për të tkurrur të drejtat gjuhësore të shqiptarëve dhe të ndaloj me iniciativat që synojnë relativizimin dhe degradimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ligji për Provimin e Jurisprudencës është dërguar në Komisionin e Venedikut për mendim, ndërsa i njejti parasheh që provimet me shkrim të jepen në shqip dhe ato praktike në maqedonisht.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING