Valbon Limani mirëpret në takim Ambasadorin e Turqisë Alper Aktash
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Alper Aktash, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Komunën e Gostivarit.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë, investimet që po realizohen në Gostivar, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Me këtë rast, kryetari Limani shprehu mirënjohjen e tij ndaj ambasadorit Aktash për kujdesin, respektin dhe mbështetjen që Turqia dhe populli turk vazhdojnë të tregojnë ndaj Gostivarit dhe qytetarëve të tij.
Ai theksoi rëndësinë e miqësisë dhe lidhjeve të ndërtuara ndër vite, duke vlerësuar se këto marrëdhënie përbëjnë një bazë të rëndësishme për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.








