Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të karakterizohet nga temperatura të ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe vranësira gjatë ditës. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes priten reshje shiu në disa pjesë të vendit.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, mot i ngjashëm pritet të mbizotërojë edhe gjatë ditëve në vijim, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit dhe reshje lokale shiu.

