Bytyqi: Qeveria refuzoi të gjitha amendamentet e LSDM-së, përfshirë pagën minimale prej 600 eurosh

Bytyqi: Qeveria refuzoi të gjitha amendamentet e LSDM-së, përfshirë pagën minimale prej 600 eurosh

Qeveria ka refuzuar të gjitha amendamentet e LSDM-së gjatë tri ditëve të debatit për buxhetin, përfshirë propozimin për rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kritikoi mungesën e gatishmërisë së shumicës qeverisëse për të pranuar propozimet e opozitës, të cilat, sipas tij, synojnë përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Ai vlerësoi se buxheti i propozuar ka mangësi serioze, nuk ofron projekte zhvillimore dhe nuk garanton menaxhim të duhur të financave publike. Bytyqi theksoi se LSDM-ja do të vazhdojë të kundërshtojë buxhetin dhe të kërkojë zgjidhje në interes të qytetarëve.

MARKETING