Mucunski nga Athina: Jam i kënaqur që Gerapetritis publikisht vlerësoi përparimin tonë drejt BE-së

Mucunski nga Athina: Jam i kënaqur që Gerapetritis publikisht vlerësoi përparimin tonë drejt BE-së

Jam i kënaqur që ministri Gerapetritis publikisht e tha atë që edhe ne si Qeveri e themi, se kemi bërë përparim serioz në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Është normale kur keni takime dypalëshe të flisni për atë që është pozitive dhe për sfidat që ekzistojnë në marrëdhëniet dypalëshe, dhe të flasim për ato sfida, sikur të gjejmë zgjidhje për to me mirëbesim dhe duke marrë parasysh se kemi shumë më tepër që mund të na bashkojnë sesa që mund të na ndajnë, theksoi Timço Mucunski në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA

Ministri Mucunski mori pjesë në diskutimet në vetë takimin ministror, dhe në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, tha se grupi konkret i vendeve janë vërtet miq të rajonit dhe “mbështetës parimorë të zgjerimit”, por edhe vende që, në lidhje me situatën në Maqedoni, besojnë se “bilateralizimit duhet t’i jepet fund”.

Theksoi se nuk ka dyshim se “ky është një grup vendesh që i kuptojnë pozicionet tona”.

Në margjinat e takimit, ministri shefi i diplomacisë zhvilloi takime të ndara dypalëshe me homologët e tij nga Hungaria dhe Greqia, ndërsa për bisedimet me Gerapetritisi shçjegoi se kanë biseduar për projekte me rëndësi të ndërsjellë, të tilla si “lidhja infrastrukturore dhe energjetike, marrëdhëniet e forta ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, marrëdhëniet e mira politike për të cilat po punojmë vazhdimisht për t’i përmirësuar, por edhe për të punuar së bashku për të gjetur zgjidhje për disa nga sfidat me të cilat përballemi”, dhe u ngrit edhe çështja e problemit me transportuesit.

Në fillim të takimit, duke iu referuar progresit të bërë nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Gerapetritis, siç raportoi MIA, tha se “Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur përparim të konsiderueshëm në disa fusha, veçanërisht në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe në aspekte të reformës së administratës publike” dhe i shprehu urime Mucunskit.

Ministër, morët pjesë në takimin ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, por mbajtët edhe një takim dypalësh me homologun tuaj grek: cilat tema biseduat dhe si prisni konkretisht që Greqia të na mbështesë dhe të na ndihmojë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian?

– Para së gjithash, është kënaqësi të jem sot në Athinë, në formatin e Miqve të Ballkanit Perëndimor, një format i rëndësishëm për të gjithë rajonin, sepse është një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat llogariten në grupin e mbështetësve parimorë të zgjerimit. Këto janë vende që po punojnë në mënyrë aktive për të ofruar kontributin maksimal për të gjithë ne për të arritur qëllimin tonë përfundimtar, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. Në kontekstin e kësaj, në takimin e sotëm, në dy panele të ndryshme, diskutuam më shumë për sfidat e rajonit, por edhe se si do ta dimensionojmë së bashku politikën e zgjerimit, si ato brenda Unionit ashtu edhe ne jashtë tij, dhe për këtë arsye besoj se është veçanërisht domethënëse që Greqia ishte nikoqire.

Po, pata mundësinë të zhvilloj një takim dypalësh me kolegun tim Gerapetritis, ku biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, për projekte me rëndësi të ndërsjellë, domethënë, mbi të gjitha, për lidhjen infrastrukturore dhe energjetike, për marrëdhëniet e forta ekonomike dhe tregtare që ekzistojnë midis dy vendeve, për marrëdhëniet e mira politike për të cilat po punojmë vazhdimisht për t’i përmirësuar, por edhe për të punuar së bashku për të gjetur zgjidhje për disa nga sfidat që kemi. Për shembull, një temë e tillë që hapëm dhe për të cilën po kërkojmë një zgjidhje të përbashkët është tema ende aktuale që lidhet me transportuesit tanë.

Pra, biseduam si në një kuptim pozitiv, por edhe për atë që duhet më tej ta bëjmë më mirë.

Në fillim të takimit, Gerapetritisi shprehu fjalë të mira për progresin e vendit tonë në disa fusha. A biseduat ndoshta edhe për sfidat në marrëdhëniet dypalëshe?

– Besoj se dita e sotme ishte në një dritë pozitive jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për të gjithë rajonin. Po, jam i kënaqur që Ministri Gerapetritis, kolegu im, deklaroi publikisht atë që edhe ne si Qeveri kemi thënë, se kemi bërë përparim serioz në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Është normale kur keni takime dypalëshe të këtij lloji të flisni për atë që është pozitive dhe për sfidat që ekzistojnë në marrëdhëniet dypalëshe, dhe po, ne folëm për ato sfida, sikur të gjejmë zgjidhje për to me mirëbesim, duke pasur parasysh se ka shumë më tepër që mund të na bashkojnë sesa çfarë mund të na ndajë.

Komisarja Evropiane për Zgjerim para fillimit të takimit e përsëriti mbështetjen për perspektivën e BE-së, a patët mundësi të diskutoni situatën në të cilën ndodhet Maqedonia për shkak të bllokadës, a gjetët mirëkuptim midis miqve tuaj nga Ballkani Perëndimor për pozicionet tona?

– Nuk ka dyshim se, të paktën ky grup shtetesh anëtare ka një qëndrim absolutisht të qartë se bilateralizimit duhet t’i jepet fund. Nuk kam dyshim se ky është një grup vendesh që i kuptojnë pozicionet tona dhe, sigurisht, këto tema u diskutuan, megjithëse do ta përsëris, sot iu kushtua të gjithë rajonit. Një mesazh shumë i rëndësishëm që rajoni mori këto ditë është se, megjithëse merita është e rëndësishme, megjithëse merita në të gjitha aspektet është e rëndësishme, dy fusha janë më të rëndësishmet. E para është pjesa që lidhet me çështjet themelore, këtu nënkuptojmë sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, një fokus i veçantë vendoset këtu, dhe po aq e rëndësishme është pjesa e harmonizimit të politikës së jashtme, domethënë harmonizimi ynë me PPJS-në, me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, dhe këto janë dy fusha në të cilat vendoset fokusi maksimal dhe për të cilat nuk do të lejohet asnjë milimetër devijim as në fazën e negociatave.

Pra, këtu janë prioritetet tona, këtu ne po punojmë maksimalisht, kemi ende shumë për të bërë, por konsiderojmë se kemi marrë edhe udhëzime të qarta se ku të vihet fokusi, nuk po flas vetëm individualisht për shtetin tonë, por edhe si rajon, për të parë se çfarë është e mundur për të pasur sukses.

MARKETING