Mjegull në Strazhë
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagura, ndërsa dukshmëria është zvogëluar deri në 100 metra për shkak të mjegullës në qafën malore Strazhë, informojnë NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe theksojnë se të gjitha rrugët në shtet janë të kalueshme.
Në disa rrugë që kalojnë nëpër gryka, siç thonë, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

