(VIDEO) 118 vjet nga unifikimi i Alfabetit shqip
118 më parë, më 22 Nëntor 1908, në Manastir u bashkuan shqiptarët nga gjitha trevat duke përfunduar punimet dhe duke vendosur për alfabetin e përbashkët me 36 shkronja që përdoret edhe sot.
50 delegantë nga 26 qytetet dhe shoqata shqiptare si dhe 18 vëzhgues u drejtuan nga Mithat Frashëri, me nënkryetar Luigj Gurakuqin dhe Gjergj Qiriazin, intelektualë dhe patriotë shqiptar, mes tyre Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Sotir Peci dhe Parashqevi Qiriazi.
Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Para Kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej 6 ose më shumë alfabetesh.
Ky Kongres nuk ishte vetëm mbledhje për shkronjat, por i njejti kontriboi njëkoëhësisht edhe për të forcuar identitetin kombëtar shqiptar, lehtësoi arsimin në gjuhën shqipe, ndihmoi përhapjen e ideve të Rilindjes Kombëtare, krijoi bazë të përbashkët të komunikimit për shqiptarët dhhe kontribuoi në rrugën drejtë pavarsisë së Shqipërsië, më 28 nëntor 1912.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë.
Me rastin e 22 Nëntorit, Qeveria e RMV-së organizoi seancën solemne, në të cilën u fol për historinë dhe rëndësinë e gjuhës. Ndërsa aktivitete kanë shënuar edhe institucione të tjera shtetërore dhe qytetare, për të kujtuar 22 Nëntorin e 118 viteve më parë.
Emine Ismaili /SHENJA/

