(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe përplasen për pagat dhe standartin jetësor

(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe përplasen për pagat dhe standartin jetësor

Shporta minimale sindikale me qira ka arritur në 90.000 denarë, ndërsa qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 600 euro, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp. Filipçe theksoi se standardi jetësor i qytetarëve po përkeqësohet edhe më tej, ndërsa kostoja e jetesës po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për buxhetet familjare. Filipçe theksoi se LSDM-ja dorëzoi amendamente në debatin parlamentar për Buxhetin për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe për përmirësimin e standardit studentor, por thekson se qeveria përsëri refuzoi të rrisë pagën minimale, duke u arsyetuar se nuk ka para.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Ne kemi paraqitur amendamente të shumta. Përgjigja deri më tani nga qeveria është se nuk ka para dhe kjo është e vetmja e vërtetë, se nuk ka para në buxhet për asgjë. Kemi 225 amendamente, ndër të tjera, një rritje prej 600 eurosh të pagës minimale dhe nuk ka para për këtë, një rritje të fondeve për studentët, për të rritur shujtën e studentëve dhe gjithashtu nuk ka para për këtë, dhe ka para për tenderët e partive”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se paga reale mesatare neto është 5.2 për qind më e lartë se një vit më parë, që sipas tij është rezultat I mire duke pasur parasysh situatën ekonomike në rajon dhe në botë , duke shtuar se në kohën e pushtetit LSDM-BDI nuk ka pasur rritje prej 5%.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Dje, Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat për shtatorin mbi pagën mesatare neto. Paga reale neto është 5.2 për qind më e lartë se një vit më parë. A është kjo e mjaftueshme? Do të thoja se nuk është. A nevojitet më shumë? Nevojiten. Por, duke marrë parasysh të gjitha këto sfida, besoj se rezultati është vërtet i mirë, do të thoja shumë i mirë”.

Sipas kryeministrit, me qeverisjen e tij nuk janë zgjidhur të gjitha problemet, por thotë se situata është përmirësuar nga ajo që ishte para tre vitesh.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING