(VIDEO) Asan: Komunikimi i lehtë nuk nënkupton domosdoshmërisht afërsi

(VIDEO) Asan: Komunikimi i lehtë nuk nënkupton domosdoshmërisht afërsi

Ekrane që nuk i largojmë nga duart, orë të tëra në rrjete sociale dhe gjithnjë e më pak biseda ballë për ballë. Teknologjia, e krijuar për të na afruar, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një faktor që rrezikon komunikimin real dhe marrëdhëniet njerëzore. Psikologja klinike Nida Asan tha se pasojat janë veçanërisht shqetësuese te të rinjtë, të cilët po kalojnë një pjesë të madhe të jetës në botën virtuale, duke u përballur me izolim, vetmi, stres dhe rrezik për probleme të shëndetit mendor, përfshirë edhe depresionin. Por, ajo thotë se ndikimi nuk ndalet vetëm te gjendja emocionale dhe se përdorimi i tepërt i telefonit mund të ndikojë edhe në shëndetin fizik, përmes çrregullimeve të gjumit, mungesës së aktivitetit fizik dhe problemeve që lidhen me qëndrimin e zgjatur para ekranit.

NIDA ASAN, PSIKOLOGE KLINIKE

“Ka ndryshuar shumë. Komunikimi është bërë më i lehtë dhe më i shpejtë, por edhe shpesh më sipërfaqësor. Tash kemi shumë mundësi për të komunikuar, por jo domosdoshmërisht lidhje të thella. Mund të kemi qindra miq virtualë, por mos të kemi dikë të afërt që mundemi mi shprehë sinqerisht emocionet tona, të jemi të lidhur nuk domethënë gjithmonë të jesh i afërt. Komunikimi virtual nuk mund ta zëvendësojë plotesisht një buzëqeshje, një bisedë ballë për ballë, ose thjesht praninë e personit të afërt. Mund të humbë mundësinë për të zhvilluar aftësitë sociale, empatinë dhe gjithashtu komunikimin drejtëpërdrejt. Këto aftësi zhvillohen vetëm nëpërmjet lidhjet njëzore reale”.

Ajo më tej thotë se të rinjët gjithnjë e më shumë ndjehen dhe janë të vetëm pasi siq sqario, vetmia nuk mvaret nga numri i miqve që i kemi, por mvaret nga cilësia e marrëdhënieve që i kemi. Ajo thotë se teknolohjika ka ndikim të madh edhe në raportet familjare ku edhe e ka zvogëluar komunikimin sepse edhe kur jemi pranë njëri tjetrit fizikisht vëmendjen e kemi të përqëndruar tek telefoni.

NIDA ASAN, PSIKOLOGE KLINIKE

“Të rinjët po i shfrytëzojnë shumë rrjetet sociale ose teknologjinë dhe kanë filluar të izolohen më shumë prej njerëzve dhe në aspektin e psikologjisë mund të them se izolimi dhe përdorimi i telefonit më shumë se sa socializimi me njerëzit mund të ndikoj në shëndetin mendor dhe mund të shkaktoj depresion dhe tjera sëmundje.Tani edhe kam bërë edhe hulumtime për teknologjinë se si ndikon në psikologjinë e studentëve apo tek të rinjët dhe kam vërejtur që ndikon në jetë akademike, jetën sociale në shëndetin mendor , në lidhjet familjare .

Ajo u bëri thirrje të rinjve që të vendosin limit në përdorimin e telefonit pasi që siç tha ajo është armiku më i madh i cili vazhdimisht vjedh kohën tonë. “Mos harroni ta jetoni jeten jashtë ekranit, një pëlqim nuk mund ta zëvendësojë një buzëqeshje ose një mesazh nuk mund ta zëvendësojë një përqafim, teknologjia na lidh virtualisht por marrëdhëniet njerëzore na lidhin emocionalisht”, theksoi Asani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING