Prokuroria: Ekspertiza e mbrojtjes nuk e vë në dyshim provën e ADN-së në rastin Ristov
Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva vlerësoi se mendimi i ekspertit të propozuar nga mbrojtja në gjyqin kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, nuk e vë në dyshim ekspertizën e ADN-së të paraqitur nga Prokuroria.
Pas seancës së sotme, ajo tha se mbrojtja ka ngritur disa çështje lidhur me mënyrën e mbledhjes së gjurmëve, por nuk ka paraqitur prova që rrëzojnë ekspertizën e Prokurorisë.
Sipas saj, materiali i paraqitur nga mbrojtja nuk përbën ekspertizë të mirëfilltë dhe personi që e ka përgatitur nuk ka profilin e duhur për të kryer ekspertizë të gjurmëve të ADN-së.
Nga ana tjetër, avokati i Ristovit, Zvonko Davidoviq, deklaroi se gjatë mbledhjes së gjurmëve të ADN-së nuk janë respektuar standardet e nevojshme.

