Qeveria: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake

Qeveria: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake

Mbrojtja e viktimave është prioritet dhe dhuna nuk duhet të bëhet objekt i përplasjeve partiake. Qeveria tashmë është duke punuar për përmirësimin e zgjidhjeve ekzistuese, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre, njoftuan nga Qeveria.

„Në këtë proces është i rëndësishëm kontributi i opinionit profesional dhe i organizatave që punojnë çdo ditë me viktimat. Njëkohësisht, konsiderojmë se për një temë kaq të ndjeshme, debati publik duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë.
Mesazhet e dallueshme partiake në debatin për dhunën e vështirësojnë bashkëpunimin për të cilin kanë nevojë viktimat, ndërsa narrativi politik e largon vëmendjen nga çështja që duhet të jetë në qendër të vëmendjes, e ajo është mbrojtja e viktimave“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

MARKETING