(VIDEO) LSDM: Qeveria rrezikon kursimet e 650 mijë qytetarëve

(VIDEO) LSDM: Qeveria rrezikon kursimet e 650 mijë qytetarëve

“51 milionë euro, para të qytetarëve, nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve deri më 31 tetor!”, kështu deklaron partia opozitare LSDM, nga ku sipas tyre, Qeveria ka vënë në rrezik kursimet e pensioneve të më shumë se 650,000 qytetarëve, të gjithë atyre që kanë lindur pas 1 janarit 1967 që janë në shtyllën e dytë të pensioneve. Nga LSDM akuzuan qeverinë se kanë sjellë Fondin në një paqëndrueshmëri serioze financiare nga ku tani kërcënohet edhe shtyllën e dytë të pensioneve.

JOVANKA TRENQEVSKA, LSDM

“Para që u takojnë qytetarëve, punëtorëve, të fituara me punën e tyre, të lëna mënjanë çdo muaj nga pagat e tyre, me një qëllim të vetëm – të kenë një pension të sigurt dhe dinjitoz kur të përfundojnë jetën e tyre të punës. Mickoski dhe banda e tij e kanë sjellë Fondin në një paqëndrueshmëri serioze financiare. Ata e kanë rritur boshllëkun në Fondin Pensional në një miliard euro. Tani ata kanë kërcënuar edhe shtyllën e dytë të pensioneve”.

Nga LSDM thonë se transferimi i parave në shtyllën e dytë të pensioneve nuk është vullnet i Mickoskit, por një detyrim ligjor i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Pensionale. Ata thonë se ekziston një afat ligjor prej 5 ditësh brenda të cilit ai duhet t’i transferojë paratë në shtyllën e dytë të pensioneve. Prandaj, kërkojnë reagim nga Prokuroria Publike dhe përgjegjësi penale, si dhe kërkojnë që paratë të transferohen menjëherë, sepse siç thonë ata pensionet nuk janë mëshirë e Mickoskit dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING