(VIDEO) Janevska: Borxhet do të shlyhen me rishikimin e buxhetit
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska e pranon se fakultetet kanë borxh të energjisë elektrike. Mirëpo ajo thotë se faturat do të paguhen me rishikimin e buxhetit. Borxh ndaj EVN-së kanë Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Natyrore dhe Matematikore si dhe ndërtesa e Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të cilave dje ju ndërpre energjia elektrike. Pas disa orësh atyre ju lëshua energjia elektrike, por me kusht që borxhi të paguhet deri në fund të javës. Jozyrtarisht borxhi i tyre është rreth gjysëm milioni euro.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
Energji elektrike në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ ka. Është e sakt se ka borxhe të energjsië elektrike, megjithatë dje rishikimi i buxhetit ka dalë në Gazetën Zyrtare. Ne i servizojmë rregullisht ato borxhe dhe jam thellësisht e bindur se nuk do të kemi një problem të tillë”.
Ndërkohë ditët e fundit studentët kanë pasur probleme edhe me transportin publik falas, gjegjësisht kartelat për transport u janë bllokuar, ndërsa disa prej tyre ende nuk i kanë marrë biletat digjitale. Kurse ministrja thotë se nuk është e informuar për këtë problem.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Për momentin nuk jamë njoftuar se ekziston një problem i tillë me transportin publik për studentët. Nëse ka një problem të këtillë, jam thellësiht e bindur se udhëheqësia e NTP-së do ta zgjidh urgjentisht dhe se studentët nuk do të përballen më vështirësi”.
Studentët së fundmi kanë paraqitur probleme në ndërtesën e objektit të sapo ndërtuar të konviktit “Stiv Naumov”, ndërsa punimet janë stërzgjatur edhe në konviktin shtetëror “Kuzman”. Po aq e zhurmshme në opinion ka qenë edhe kërkesa për rritjen e shujtës studentore, e cila ende ka mbetur në nivelin bisedimeve mes përfaqësueseve qeveritarë dhe të studentëve.
Emine Ismaili /SHENJA/

