(VIDEO) Mësimi njëditor, mbyllja e shkollave – Janevska: Të pritet fundi i vitit për të parë efektet

(VIDEO) Mësimi njëditor, mbyllja e shkollave – Janevska: Të pritet fundi i vitit për të parë efektet

Mbyllja e shkollave dhe mësimi me një turn që ka ndodhur këtë vit e për të cilat ka pasur edhe reagime në opinion, sot temë diskutimi ishin edhe në Kuvend. Deputeti i LSDM-së dhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski pyeti ministren e Arsimit dhe Shkenës se cilat janë pasojat për nxënësit dhe mësimdhënësit nga këto vendime.

MARKETING

Shik.mk

Dimitar Kovaçevski, deputet i LSDM-së

“Askush nuk mund ta kundërshtojë problemin demografik me të cilin përballet vendi. Por gjithashtu nuk është e pranueshme të supozohet se çdo ulje e numrit të shkollave ose klasave automatikisht do të thotë një përmirësim i cilësisë së arsimit. Përkundrazi, pyetja e vërtetë është nëse ky riorganizim u siguron fëmijëve kushte më të mira për arsim apo thjesht ul kostot e sistemit arsimor. Pres nga ju shifra, të dhëna dhe rezultate specifike mbi zbatimin e deritanishëm, dhe jo një përsëritje të qëllimeve dhe përfitimeve të pritura të reformave”.

Ndërkohë ministrja procesin e ashtuquajtur optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimdhënia me një turn të vetëm janë masa për arsim më cilësor, ndërsa theksoi se rezultatet i presin deri në fund të vitit.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Përndryshe, kemi gjithsej 1,023 ndërtesa shkollore me mësim me një turn, nga të cilat 926 janë ndërtesa të shkollave fillore, dhe në 583 shkolla qendrore dhe rajonale ka mësim me një turn në 109 ndërtesa, dhe në 37 shkolla të mesme, kemi edhe mësim me një turn. Vlen të përmendet se kemi mbyllur edhe 33 shkolla të tjera sepse nuk ka nxënës të klasës së parë”

Lidhur me numrin e mësuesve dhe transferimin në vende tjera të punës, Janevska tha se nuk ka reagime, gjë që sipas saj do të thotë se gjithçka ka shkuar mirë, dhe shkurtimi i numrit të mësuesve shtoi se do të kryhet me daljen e tyre në pension, jo më parë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING