(VIDEO) Ajdari: Rajoni i Pollogut po diskriminohet në aspektin etnik dhe gjeografik

(VIDEO) Ajdari: Rajoni i Pollogut po diskriminohet në aspektin etnik dhe gjeografik

Ka vazhduar sot senca parlamentare me parashtrimin e pyetjeve nga deputetët e opozitës, të cilat u ndërprenë më 12 nëntor, pas pauzave të kërkuara nga deputetët opozitarë.

MARKETING

Shik.mk

Deputetja e Frontit Europian Rina Ajdari, akuzoi Drejtorin e të Ardhurave Publike për paraqitjen në mënyrë retroaktive të deklaratave tatimore për punëtorët jashtë vendit, ku qytetarët me origjinë shqiptare nga rajonet e Pollogut dhe Kumanovës janë më të prekurit. Ajo që e bën këtë çështje edhe më alarmante dhe më shqetësuese, Ajdari tha se është selektiviteti gjeografik dhe etnik, sepse siç tha, mbi 90 për qind e qyteterëve të cilëve sot u shkojnë këto faturime janë nga Rajoni i Pollogut-Tetovë, Gostivar dhe rajoni i Kumanovës dhe Likovës.

RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIN EUROPIAN

“Kjo formë e goditjes retroaktive financiare ngjallë dyshime të bazuara se institucionet shtetërore po përdorin mekanizma tatimor në mënyrë selektive të një komuniteti të caktuar entikë, duke penalizuar drejtpërdrejt familjet sqhiptare dhe zhvillimin ekonomikë të këtyreve rajoneve”.

Ndërkaq, deputetes së Frontin Europian i replikoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se se nuk ka retroaktivitet në ligjet tatimore dhe se Drejtoria e të Ardhurave Publike vepron në përputhje me dispozitat ligjore, të cilat lejojnë verifikimin e detyrimeve tatimore të papaguara deri në pesë vjet.

GORDANA DIMITRIESKA-KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE

“Nuk e di pse po përpiqeni të krijoni përsëri tensione etnike nga kjo temë kur, për shembull, qytetarët ose taksapaguesit e parë që reaguan ishin njerëz që punonin në Afganistan nga Kumanova, maqedonas. Maqedonasit ishin të parët që reaguan, ata nuk ishin shqiptarë. Taksa nuk i njeh maqedonasit ose shqiptarët. Ligji vlen njësoj për të gjithë. Taksa nuk i njeh maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët ose ndonjë bashkësi tjetër etnike. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para rregulloreve tatimore”.

Sipas ministrës së Financave, DAP-i ka informuar vazhdimisht publikun për detyrimet e qytetarëve që fitojnë të ardhura nga jashtë vendit dhe është institucioni kompetent për zbatimin e procedurave ligjore. Koçoska theksoi se të gjithë qytetarët janë të barabartë në këtë vend, veçanërisht kur bëhet fjalë për taksat.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING