Shtëpia Botuese “Shkupi” i bashkohet nismës së Merhametit për “Librarinë e Çarshisë” me libra falas

Shtëpia Botuese “Shkupi” i bashkohet nismës së Merhametit për “Librarinë e Çarshisë” me libra falas

Në shënim të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Organizata Kulturore Humanitare Merhamet do të organizojë aktivitetin “Libraria e Çarshisë”, përmes të cilit qytetarëve do t’u ofrohen libra falas në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë datave 21 dhe 22 nëntor, vizitorët do të kenë mundësi të zgjedhin libra të zhanreve të ndryshme, përfshirë romane, poezi, histori dhe libra për fëmijë.

Nismës i është bashkuar edhe Shtëpia Botuese “Shkupi”, për të cilën Merhamet ka shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.

“Këtë fundjavë, më 21-22 nëntor, Çarshia bëhet librari, Libraria e Çarshisë. Librat janë falas: romane, poezi, histori, libra për fëmijë dhe shumë të tjera. Ejani, shfletoni pa nxitim dhe merrni me vete atë që ju flet. Raftet tona kanë ende vend dhe kjo librari rritet me çdo dorë që i shtohet”, thuhet në njoftimin e Merhametit.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 11:00 deri në 17:00, në zyrat e Merhametit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Përmes kësaj nisme, organizatorët synojnë të promovojnë librin dhe kulturën e leximit, duke e shënuar këtë përvjetor përmes një aktiviteti që i kushtohet gjuhës, letërsisë dhe dijes.

MARKETING