SHBA-ja godet “në vetëmbrojtje” një vendlëshim iranian raketash në ishullin Keshm

SHBA-ja godet “në vetëmbrojtje” një vendlëshim iranian raketash në ishullin Keshm

Avionët luftarakë amerikanë kryen të martën sulm ajror në “vetëmbrojtje” ndaj një baze për lëshimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ishullin Keshm të Iranit, raportoi media amerikane, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë e kanë konfirmuar sulmin për televizionin Fox News.

“Më herët gjatë ditës së sotme, avionët luftarakë amerikanë përdorën municione me precizion të lartë për të goditur në vetëmbrojtje një bazë për lëshimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike në ishullin Keshm”, ka thënë një zyrtar në një deklaratë.

“Sulmi ishte përgjigje ndaj agresionit të IRGC-së që kishte në shënjestër personelin dhe asetet amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së mbetet në gatishmëri të lartë dhe plotësisht e përgatitur për të mbrojtur amerikanët në gjithë rajonin”, ka shtuar zyrtari.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftë kundër Iranit më 28 shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe objekteve ushtarake amerikane në vendet arabe.

Përleshjet mes SHBA-së dhe Iranit janë intensifikuar herë pas here që nga korriku, në mes të përpjekjeve të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës.

MARKETING