(VIDEO) Debat në Shenja, studentët: Nuk heqim dorë nga 100% shqip për jurisprudencën

(VIDEO) Debat në Shenja, studentët: Nuk heqim dorë nga 100% shqip për jurisprudencën

Studentët nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre, që provimi i jurisprodencës të mbahet 100 përqind në gjuhën shqipe. Këtë e pohuan në emision “Debat në Shenja”, Mevlan Ademi dhe Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur me takimin që kanë patur brenda me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, Ademi tha se ajo që ka ndodhur brenda, nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete ndaj pyetjeve të cilat ato i kanë parashtruar. Ai shtoi se ka patur shumë pika të ngjashme që kanë bërë që studentët atë takim ta konsiderojnë si monolog.

MEVLAN ADEMI, LËVIZJA STUDENTORE

“Kemi tentu shumë që të gjejmë një pikë të përbashkët, një pikë ku mund të ecim para, një pik kompromisi edhe nga ana jonë edhe nga ata e tyre se ne e dimë se gjërat nuk mund të ndodhin për një ditë, por ka tre vite që shtyhet kjo punë dhe ne jemi ende në pikën fillestare pa asnjë hap konkret para”.

Ndërkaq, Hava Nasufi, tha se për të arritur qëllimin e vetmja rrugë është protesta. E pyetur nëse ministri u ka premtuar se propozim ligji para se të dërgohet në Komisionin e Venedikut, do të thirren sërish në takim studentët, Nasufi, deklaroi se u ishte premtuar se do t’i ftojnë në takim, por sipas saj ai takim nuk ka ndodhur asnjëherë.

HAVA NASUFI, LËVIZJA STUDENTORE

“Në asnjë moment nuk janë thirrur që të ketë ndonjë bashkëbisedim ta shikojnë me të vërtet studentët dhe pse nuk mund të ecet përpara dhe pse nuk mund të bëhet shqip 100%. Nu ka asnjë ftesë nga ana e tyre, asnjë ftesë që të shkojmë të flasim ta shqyrtojmë çështjen, prandaj e vetmja rrugë është protesta ta ngrejmë zërin diku tjetër që të dëgjohemi”.

Megjithatë, të dy studentët nga studioja e Televizionin Shenja, njëzëri deklaruan se studentët nuk e konsiderojnë sukses ligjin për jurisprudencën, madje ata e cilësojnë se gjendja është edhe më keq se në fillim.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING