A ka dështuar Dogana apo shteti? Dauti flet për sekuestrimin e e 5 tonëve marihuanë në Serbi
Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, ka komentuar rastin e kalimit të 5 tonëve marihuanë pa u detektuar në kufi, duke thënë se në këtë rast nuk mund të flitet për dështim të Doganës, por për lëshim. Deklaratat ai i bëri në emisionin “Debat në Shenja”, ku u pyet nëse përgjegjësia për këtë rast bie mbi Doganën apo mbi shtetin në tërësi.
“Nuk mund të themi që ka dështim, mund të themi që ka lëshim kuptohet, prandaj rasti si i tillë ende nuk ka përfunduar. Deri në këto momente ka të arrestuar brenda këtu në shtet dhe në Serbi për të njëjtën. Çka është me rëndësi, këtu kemi kapje të së njëjtës, drogës, që do të thotë aksioni ka përfunduar me kapje dhe për atë arsye, përderisa nuk përmbyllet si proces i tëri, nuk mund që ne të apostrofojmë se ku qëndron problemi kryesor, pasi është në fazë të hetuesisë, është shumë i ndishëm, çdo kush në shtet janë të interesuar që ky rast të zbardhet në tërësi”, deklaroi Dauti.

