Fejzi Hajdari ngre shqetësimin: A janë punësuar 60–70 infermiere në Spitalin e Kumanovës pa asnjë shqiptare?

Fejzi Hajdari ngre shqetësimin: A janë punësuar 60–70 infermiere në Spitalin e Kumanovës pa asnjë shqiptare?

Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari, ka ngritur shqetësimin për një informacion sipas të cilit në Spitalin e Kumanovës janë punësuar 60 deri në 70 infermiere, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptare.

MARKETING

Shik.mk

Hajdari kërkon që institucionet kompetente të konfirmojnë ose të përgënjeshtrojnë këtë informacion, duke kërkuar transparencë për procesin e punësimit.

Tutje Hajdari thekson se, nëse ky informacion konfirmohet, atëherë lindin pikëpyetje serioze për përfaqësimin e shqiptarëve në një institucion shëndetësor të një qyteti me popullsi të konsiderueshme shqiptare.

Ai kërkon që qytetarët të marrin përgjigje të qartë nga drejtuesit e spitalit dhe institucionet përgjegjëse, duke vënë në pikëpyetje se si është e mundur që në mesin e dhjetëra të punësuarve të mos ketë asnjë infermiere shqiptare.

Ndërkohë, raportimet e mediave për punësimet e fundit flasin për 60 vende pune dhe pretendojnë se asnjë prej tyre nuk i ka takuar një shqiptari. Ky pretendim ende kërkon konfirmim zyrtar.

MARKETING