(VIDEO) Zhvillimet në Alta Bankë, Maucura në burg, sherri në Shkup

(VIDEO) Zhvillimet në Alta Bankë, Maucura në burg, sherri në Shkup

Çështja se kush e solli Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut, ka vazhduar ti përplas partitë politike, ku tek kampi politik shqiptar, njëra pal jep ulitimatum, e tjera kërkon dorëheqje.

MARKETING

Shik.mk

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi,  tha se Alta Banka ka  hyrë në sistemin bankar të vendit në vitin 2025 nën këtë Qeveri. Të gjitha lejet për Alta Bankën , tha se janë dhënë nga institucionet që sot udhëhiqen nga kjo Qeveri.

Shumicës qeverisëse, Ademi ju bëri thirrje  që brenda 24 orëve, ti kërkojë falje BDI-së për gjitha deklaratat siç i quajti ai, shpifëse,  lidhur me Alta Banka, duke ja veshur fajin kësaj partie, në të kundërtën, ai tha se do ti padisë të gjithë.

ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

“Ne i ftojmë përfaqësuesit e shumicës qeverisese, që një nga një, brenda 24 orëve, të tregojnë të vërtetën dhe ti kërkojnë falje publike BDI-së dhe lidershipit të saj, për gënjeshtrat dhe shpifjet e bëra në opinion, në të kundërtën BDI do të ndarmarrë të gjitha hapat  juridikë, të ngrejë padi ndaj gjithë atyreve që kanë shpifur”.

Ndërkaq, nga ana tjetër, VLEN kërkonë dorëheqje të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Blerim Sejdiu nga kjo parti tha se  dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar pika në mbledhjet e Qeverisë, përmes të cilave Bankës Alta nga Beogradi i është mundësuar bashkëpunimi afarist me shtetin.

BLERIM SEJDIU, VLEN 02:47

“Sot, duhet të jap dorëheqje Ali Ahmeti, për arsye se kjo ishte e tepërt më, ndodhen shumë raste dhe vërtet sot ka mundësi dhe ju bëjmë thirrje të gjithë antaraëve të ndershëm të BDI-së, që vërtet mendojnë se duhet të ketë ndryshime pozitive në këtë shtet dhe sidomos në BDI, ata duhet të distancohen nëher nga lideri i tyre, që mos ti mbajë peng”.

Nga VLEN gjithashtu përmendën  disa raste që sipas tyre, BDI ka pasur bashkëpunim me botën serbe. Sejdiu tha se pikërisht BDI duhet të mbajë përgjegjësi për Alta Bankën,  Daka Davidoviqin në Tetovë, operatorin sërb MTEL, Ballkanin e Hapur, tenderët e Lotarisë Shtetërore dhe në fund përmendi  edhe takimet siç tha me funksionarët serbë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING