(VIDEO) BDI: Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshme

(VIDEO) BDI: Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshme

Zgjedhjet e parakohshme përsëri janë rikthyer në fokus, madje në opinion fliteshte se madje është caktuar edhe data. Në lidhje më ketë, kryeminsitri Hristijan Mickoski, ditë më parë u tregua kursimatarë, duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme paralametare, pasi  tha se janë të kushtueshme dhe se shteti ka borxhë. Ndërkaq, Televizioni Shenja pyeti edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademin, i cili tha se Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshme. Megjithatë ai  nuk u përgjigjë në pyetjen konkrete se a është caktuar vërtetë datë për të njetat. Ademi kritikoi deklaratat e ekzekutivit, që thonë se mbajtja e zgjedhjeve do ta çonte shtetin drejt falimentimit, ndërkohë që në deklaratat e tjera e rendisin Maqedoninë e Veriut si vendin e tretë në Evropë për nga rritja ekonomike.

MARKETING

Shik.mk

ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

“Dje dëgjuam të thonë: ‘Në qoftë se shkojmë në zgjedhje, shteti do të shkojë në bankrot’. Si bre? Një moment, Maqedonia është vendi i tretë në Evropë për nga rritja ekonomike, ndërsa të nesërmen jemi para bankrotit. A po e shihni se me çfarë kaste politikanësh kemi të bëjmë? Sa u përket zgjedhjeve të parakohshme, ne kemi thënë që nga fillimi, madje edhe në 100-ditëshin e kësaj qeverie, kur kemi bërë thirrje që të dalin nga institucionet. Ne nuk jemi gomë rezervë dhe nuk hyjmë në qeveri pas zgjedhjeve”.

Ademi tha se nuk mundet  të funksionojë një qeveri pa legjitimitetin e shqiptarëve. Atë legjitimitet të vjedhur qytetarëve, Sekretari i Integristëve,  theksoi se duhet t’ua kthejnë dhe qytetarët të përcaktohen vetë.

Kujtojmë se për zgjedhje të parakohshme paralamentare nga partia shqiptare, që është në pushtet VLEN, kanë deklaruar  se janë për zgjidhje, e jo për zgjedhje dhe se janë fokusuar tek mbarimi i projekteve të cilat i kanë nisur.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING