Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi

Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi

MPB Maqedoni njofton se dje (05.11.2026), rreth orës 19:00, në fsh. Kuçevishtë, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të markës „Suzuki“, i drejtuar nga M.K. (37) nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre.

MARKETING

Shik.mk

“M.K. është privuar nga liria në bazë të nenit 104 paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Është njoftuar Policia Pyjore për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të mëtejshme”.

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se personi nuk posedonte patentë shoferi. Është njoftuar prokurori publik kompetent, sipas udhëzimeve të të cilit ndaj personit do të paraqitet kallëzim penal në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

MARKETING