(VIDEO) Mickoski: Po përballemi me një kërkesë artificiale

(VIDEO) Mickoski: Po përballemi me një kërkesë artificiale

 

MARKETING

Shik.mk

“Bllokadat e tilla nuk e prekin vetëm RMV-në, por hapin edhe dilemën më të gjerë lidhur me funksionimin e sistemit evropian dhe aftësinë e tij për të tejkaluar mosmarrëveshjet e brendshme”, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski duke drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian për shkak të ngecjes shumëvjeçare të integrimit evropian të RMV-së, duke vlerësuar se vendi tashmë prej 15 vitesh përballet me bllokada për shkak të çështjeve që nuk kanë të bëjnë me kriteret thelbësore për anëtarësim. Ai duke folur në panelin „Rezistenca si imperativ për të gjithë shoqërinë”, në kuadër të samitit që po mbahet në Duseldorf të Gjermanisë, tha se BE duhet të tregojë më shumë përgjegjësi.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Kur një vend anëtar mund ta kushtëzojë përparimin e një vendi kandidat me kërkesa bilaterale, kjo përbën dobësi në sistemin e Bashkimit Evropian. Presionet nuk duhet domosdoshmërisht të jenë kërcënime ushtarake apo të sigurisë, por mund të vijnë edhe përmes mekanizmave politikë dhe diplomatikë. RMV tashmë prej 15 vitesh nuk është anëtare e BE-së për shkak të çështjeve artificiale. Tani po përballemi me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së, ndërsa e gjithë kjo mund të shihet edhe si cenim i qëndrueshmërisë së Bashkimit Evropian. Kur ekziston një boshllëk i tillë në sistem, atëherë bëhet fjalë për cenueshmëri të tij”.

Kryeministri u ndal edhe te dallimi mes integrimit evropian dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të nënkuptojë përqafimin e vlerave të reja, e jo heqjen dorë nga identiteti i vet.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYEMINISTËR

“RMV ka nisur rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian para 26 vitesh, madje edhe përpara se Kroacia të bëhej anëtare e BE-së. Vendi është anëtar i NATO-s dhe e harmonizon plotësisht politikën e tij të jashtme me atë evropiane dhe deri më tani ka dëshmuar përkushtim ndaj parimeve evropiane të sigurisë dhe politikës”.

Mickoski theksoi se pret që Bashkimi Evropian të marrë një rol më aktiv në tejkalimin e pengesave që ngadalësojnë procesin e zgjerimit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING