ASH: Kursimet e qytetarëve nuk guxojnë të vihen në rrezik

ASH: Kursimet e qytetarëve nuk guxojnë të vihen në rrezik

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit me Alta Bankën në Manastir, nga ku thonë se na rikthejnë kujtime të hidhura nga e kaluara.

MARKETING

Shik.mk

“Qytetarët nuk e kanë harruar skandalin e kursimores TAT në vitin 1997, as falimentimin e Eurostandard Bankës në vitin 2020. Në të dyja rastet, pasojat i përjetuan njerëzit që kishin punuar e kursyer me vite.
Sot, përsëri kemi qytetarë që shqetësohen për kursimet e tyre. Është e papranueshme që një pensionist apo një familje të kufizohet në tërheqjen e vetëm 10.000 denarëve në javë, kur mund t’u duhen paratë për mjekim apo nevoja të tjera urgjente.

Edhe pse situata e Alta Bankës dallon nga rastet e mëparshme, përvoja me TAT-in dhe Eurostandard Bankën duhet të na ketë mësuar se pasojat e vendimeve të gabuara financiare nuk duhet t’i paguajnë qytetarët.

Banka Popullore duhet të sqarojë se si është miratuar marrja e bankës, çfarë kontrollesh janë bërë dhe kur pritet të hiqen kufizimet”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët kërkon masa të menjëhershme për mbrojtjen e depozituesve dhe zgjidhje për qytetarët që kanë nevojë urgjente për mjetet e tyre.

MARKETING